75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 03 Maj 2022 / A. M.

Futi fëmijën në valixhe pasi e lindi/ 40-vjeçarja në gjendje shumë të rënduar, hetuesit ndalojnë marrjen në pyetje dhe…

Valmira Hasimllari, 40-vjeçarja që dyshtohet se vrau fëmijën e saj, duke e futur në valixhe direkt pas lindjes, është dërguar ditën e sotme në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Policia ka tentuar ta marrë në pyetje për ngjarjen gruan, por gjendja e saj është shumë e rënduar, duke e bërë të pamundur. Ajo vuan nga probleme mendore psikopatike, ndërsa flet në vetën e tretë për veten e saj. Sipas psikologëve, gruaja ka humbur lidhjen me realitetin.

Familjarët e 40-vjeçares mohojnë se kanë qenë në dijeni për shtatzëninë e saj, edhe pse sipas dëshmive të fqinjëve ata e vizitonin shpesh atë.

Bashkëshorti i saj, Klodian Hasimllari denoncoi në polici mëngjesin e djeshëm foshnjën e vdekur në valixhe, ndërsa mohoi atësinë. Ai ka deklaruar se prej një viti ishte në Greqi në emigracion, dhe në shtëpi ishte kthyer vetëm pak kohë më parë.