Futja e tifozit me parashutë në ndeshjen Francë – Gjermani i vë në dyshim ekspertët e sigurisë: Çka nëse dikush mendon një sulm?!

Mbrëmë gjatë ndeshjes Gjermani – Francë, e zhvilluar nër ‘Football Arena’ në Munich, e vlefshme për EURO20 një tifoz u fut para ndeshjes me parashutë.
Ai s’kishte ndonjë qëllim të keq, por gjatë rënjes lëndoi dy persona dhe rrezikoi disa të tjerë, shkruan IndeksOnline
?? [FLASH] Un ULM de #Greenpeace s'est pris dans un câble de l'#Allianz Arena et a failli s'écraser sur des fans avant de redresser in extremis et de finir sur la pelouse juste avant le coup d'envoi de #GERFRA .
— Jean-louis David (@timbaland57) June 15, 2021
Il y aurait 2 blessés . #EURO2020 #ALLFRA pic.twitter.com/PjhKyc9Wrp
Për shkak të kësaj, shumë persona kanë shtruar pyetjet për ekspertët e sigurisë: “Sa të sigurt janë stadiumet tona?”
Çka nëse dikush futet për të bërë një sulm terrorist?
Ekspertët e sigurisë thonë që janë në gjendje ta identifikojnë personin që tenton të futet nga ‘kulmi’ i stadiumit.
“Ne ishim në gjendje të perceptonim qasjen pak para hyrjes dhe e vlerësuam se ai ishte një veprim i një organizate mjedisore”.
— No Context EUROs (@NoContextEUR0) June 15, 2021
“Ka sisteme që përdoren për radar për të mbrojtur zona të caktuara.”
Ministri i brendshëm i Bavarisë flet për përdorimin e snajperit
Në rast të ndonjë sulmi me objekte fluturuese, zakonisht lind pyetja: Të gjuash, apo jo? Sipas Gerstenberg, të shtënat nuk parashikohen me ligjin gjerman.
“Për shkak të mbishkrimit ‘Greenpeace’ ai nuk ishte i rrezikuar nga snajperët”, ka thënë Joachim Herrmann, Ministri i Brendshëm Bavarez.
Kujtojmë që policia ka nisur hetimet për hyrjen e tifozit në ndeshjen Gjermani – Francë./IndeksOnline/