Futsalli në Kosovë me kampion të ri, Mabetex Prishtina fiton finalen kundër Liburnisë

Ka përfunduar ndeshja finale e futsallit mes FC Liburni dhe FC Mabetex Prishtina me rezultat të përgjithshëm 2:4.
Për skuadrën e FC Liburnit ka shënuar Mentor Mejzini dhe Malush Qerimi. Ndërsa për FC Mabetex Prishtina kanë shënuar nga dy gola Azem Brahimi dhe braziliani Alan Jefferson.
Ndeshja finale u zhvillua në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj pa prezencën e tifozëve.
