“Future Nostalgia” i Dua Lipës merr 3 miliardë klikime

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa që nga lansimi i albumit të saj “Future Nostalgia”, ka arritur një sukses të paparë.
Ajo sot në Instagram saj i ka njofuar dhe i ka uruar të gjithë fansat e saj se së bashku ata kanë arritur shifrën prej 3 miliardë klikimesh për këtë album këtë vit.
Teksa u shpreh se ky album i ka ndryshuar jetën asaj në mënyra të ndryshme, Dua Lipa tha se është aq e lumtur që edhe fansat e saj ndjejnë të njëjtën gjë.
“Sapo kuptova se kemi arritur mbi 3 miliardë transmetime në “Future Nostalgia” në vitin 2020!”, tha Dua.
“Ky album ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra dhe jam shumë i lumtur që edhe ju ndjeheni sikur unë”, shtoi ajo.
