09:28 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / A. M.

Fyerjet e Francës ndaj Islamit, rriten reagimet

Karikaturat fyese kundër Profetit Muhamed në fasadat e disa ndërtesave në Francë tërhoqi reagimin e muslimanëve. Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Kuvajti e dënuan këtë veprim. Produktet franceze bojkotohen në Marok dhe Katar.

Një mësues në Francë u tregoi studentëve karikatura që ishin fyese për Profetin Muhamed dhe Islamin, të botuara në revistën Franceze Charlie Hebdo në 2015.

Pas vrasjes së mësuesit, disa autoritete lokale kësaj here i pasqyruan këto karikatura në ndërtesat zyrtare. Ka reagime nga bota islamike kundër kësaj sjelljeje mos respektuese të qeverisë franceze.

“Ne dënojmë sulmin sistematik ndaj ndjenjave të muslimanëve”

Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënoi këtë qëndrim të Francës. Deklarata tha: “Ne dënojmë sulmin e vazhdueshëm sistematik ndaj ndjenjave të muslimanëve duke fyer simbolet fetare të përfaqësuara nga personi i Profetit Muhamed”.

Në deklaratë, u theksua se është e papranueshme të fyhet çdo simbol i fesë nën emrin e lirisë.