Fyerjet raciste, Arbeloa thotë se Vinicius është i motivuar për ndeshjen ndaj Benficas
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa i është rikthyer edhe njëher rastit të Vinicus Jr në ndeshjen e parë ndaj Benficas.
Sulmuesi brazilian u përball me fyerje raciste nga futbollisti Gianluca Prestianni, shkruan IndeksOnline.
Por Arbeloa thotë se Vinicius është i motivuar për ndeshjen e kthimit ndaj Benficas, e cila zhvillohet të mërkuren mbrëma.
”Vinicius është shumë i mirë, me shumë dëshirë. Shumë i motivuar për këtë lloj lojë. Që kur kam ardhur, ai ka dhënë një performancë të shkëlqyer. Duke qenë diferencial. Duam ta shfrytëzojmë sa më shumë. Ai ka shumë karakter, është një lider. Kemi nevojë për të.”, ka deklaruar Arbeloa./IndeksOnline/

