Fyerjet raciste ndaj Vinicius, La Liga zvogëlon dënimin për Valencian

Komisioni i Apelit të La Ligas ka ulur dënimin për skuadrën e Valencias, pasi tifozët sulmuan në baza racore futbollistin e Real Madridid, Vinicius Junior.
Fillimisht skuadra e Valencias është dënuar me pesë ndeshje pa praninë e tifozëve dhe me 50.000 euro gjobë, shkruan IndeksOnline.
Klubi spanjoll apeluar vendimin e La Ligas dhe RFEF, dhe kjo kërkesë është pranuar pjesërisht.
Me vendimin e ri, Valencia është dënuar me tre ndeshje pa praninë e tifozëve dhe me 30.000 euro gjobë./IndeksOnline/