14:43 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fytyrat e njohura të futbollit kosovar nuk i japin gjasa Kosovës ndaj Anglisë

Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja historike mes Kosovës dhe Anglisë që zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Të kontaktuar nga Indeksonline, analistët Bylbyl Sokoli dhe Genc Sermaxhaj bashkë me kapitenin e Dritës, Ard Limani nuk i dhanë gjasa Kosovës që të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

“Ndeshje e rëndësishme për Kosovën. Anglia kërkon fitore ta sigurojë një pozicion më të favorshëm në Evropian. Pres që Anglia të fitojë. Nga Kosova pres që të tregojë lojë të mirë, ndërsa nga tifozët pres që të tregojnë një kulturë të nivelit të lartë në të gjitha aspektet. Anglia do të fitojë sepse e ka ekipin më cilësor se Kosova, ndërsa për ne kjo ndeshje është e karakterit prestigjioz” – tha për Indekonline Bylbyl Sokoli.

Jam i sigurt se do të shohim ndeshje të bukur e me gola, sepse të dyja përfaqësueset do të luajnë pa presion. Kosova duhet të bëj përpjekje që të vazhdojë të bëj lojën e saj dhe ta përvetësojë atë, sepse në muajin Mars kemi ndeshje ndaj Maqedonisë dhe duhet te jemi në nivel të lartë padyshim. Anglisë iu bë pritje e respekt i madh, shpresoj që në lojë të jemi ne ata që do të fitojmpor do te jete e veshtire sepse e dime te gjith se cfare ekipi ka anglia. Ne kete ndeshje ka mundesi qe trajneri te fus ne loje edhe ndonje lojtare tjeter te cilit i ka dhene me pak hapsire dhe te provoje dicka qe ai mendon se duhet lojtaret te bejne. Sikur te fitonim kete ndeshje do te flitej edhe me shume per Kosoven sepse do ti thyente disa rekorde te Anglise, perndryshe do te shohim spektakel sonte nga te dyja perfaqesueset. Parashikoj se Anglia ka te gjitha perparesite per ta fituar ndeshjen, sa do te perfundoj nuk mund ta dijme. Por Anglia eshte favorit” – u shpreh Genc Sermaxhaj.

Ndërsa, kapiteni i Dritës, Ard Limani doli përtej kësaj duke e parashikuar edhe rezultatin.

“Per te qene realist mendoj qe Anglia do ta fitoj këte ndeshje. Formacioni i Anglisë do të jetë kryesisht me lojtar që nuk kanë qenë titullar, keshtu që ata do të jenë më të uritur për të treguar veten dhe mendoj qe kanë kualitet të mjaftueshëm për ta mposhtur Kosovën. Mendoj qe do të perfundoj 0:2” – theksoi Limani./Indeksonline/