13:40 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Fytyrë ëngjëlli”, që mund të ngre pesha deri 180 kg

Julia Vins është një vajzë simpatike dhe fytyra e saj tregon shumë brishtësi.

Por bukuroshja ruse ka një trup muskuloz dhe mund të ngre pesha deri në 180 kg.

Ajo ka tri rekorde botërore për peshëngritje për femra dhe thotë se djemtë që flasin keq për paraqitjen e fizikut të saj, thjesht e kanë nga zilia.

Julia mban mend kur ishte e vogël dhe të gjithë i thonin “fytyrë engjëll”.

Ajo ishte nxënëse shumë e mirë dhe merrej me muzikë e aktivitete të tjera, si çdo vajzë e vogël.

Sipas saj çdo gjë ndryshoi kur nisi palestrën në moshën 15-vjeçare dhe që atëherë është ndier e përmbushur.