75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / AR

G-Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Këngëtari dhe ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Ishte vetë G Bani që ka publikuar video dhe foto nga ky ‘koncert’, teksa shfaqet në krahë të përfaqësuesve të institucionit, si dhe mikeshës së tij që e njohur në shtëpinë e BBV, Valbona Mhilli.

“Falenderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që deporton në burg të Shqipërisë për të performuar!”. Fjalët e drejtorit të Institutit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fushë Krujë dhe pritja dinjitoze nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Kujdesit Social në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, punonjësit e Sigurisë dhe Rendit, administrata e IVEP por mbi të gjitha nga vetë të burgosurit, më ka lënë me mbresat më të mira sot.

Me gjithë se “shkoi shumë bukur” emocionet në të tilla raste janë të përziera sepse kur “prifti” të “mbyllë meshën” në fund, me mesazhin e shejtë “shpërndahuni në paqe”, disa shkojnë në shtëpi e shumë mbesin në qeli. Jam i sigurtë sa kaq se u kam dhënë disa minuta “arratisje” nga e përditshmja e realitetit të zymtë të burgut.”, shkruan ai krahas këtij postimi.