75 Mall Live Search
18:36 / E Martë, 17 Qershor 2025 / MSH

G Bani në lidhje të re?

Reperi i njohur G Bani ka ndarë së fundmi një story në Instagram që ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e tij.

Në fotografinë e postuar, ai shfaqi një vajzë por pa zbuluar identitetin e saj.

“Jom dashuru prej asaj nate”, ishte mbishkrimi që e shoqëroi  postimin e tij, ndërkohë që në sfond ishte kënga “Për Ty” nga Dafina Zeqiri.

Kjo ka mjaftuar që ndjekësit të nisin të aludojnë: a bëhet fjalë për të dashurën e re të këngëtarit apo për një sekuencë nga ndonjë projekt të ri muzikor.

G Bani nuk ka bërë asnjë koment lidhur me identitetin e vajzës apo kuptimin e vërtetë të postimit.