75 Mall Live Search
11:29 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / MSH

G-Bani, pas daljes nga “BBVA”-ja: Gjendja shëndetësore e babait tim nuk është gënjeshtër

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 4”, G-Bani ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falënderon ata që e kanë mbështetur dhe sqaroi situatën që përjetoi brenda spektaklit.

Teksa ishte në “BBV4”, ai mori një lajm të trishtuar për shëndetin e të atit.

Fillimisht, ai dyshoi në vërtetësinë e lajmit, por pas daljes e kuptoi se gjithçka ishte reale.

Në mesazhin e tij publik, G-Bani theksoi se nuk do të publikojë foto apo momente të vështira për të “bindur” të tjerët, duke i lënë pas komentet dhe dyshimet.

Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk është gënjeshtër. Jam futur vetëm në BBVA4, jo me babain, kështu që nuk do të postoj foto të tij në moment të vështirë, për të bindur a ngopur gëzimin e hijenave e të korbave. Nuk më është besuar derisa kam folur me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë komentuees, edhe unë kam familje. Nuk kam dalur nga ferra. Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet ua bëj hallall të gjithve. Të gjitha që kanë ndodhur aty, unë do i lë aty. Jetë të mbarë të gjithë banorëve. Iu ruajtë Zoti!“, shkroi ai.