G-Eazy në bisedime për të luajtur Elvis Presley në filmin e ardhshëm
G-Eazy shpreson për një vepër të madhe që e dërgon tek roli i Elvis Presley në një film të ardhshëm rreth ikonës së muzikës.

Reperi nuk është bërë i ditur tek emrat e mëdhenjë të raportuar për shqyrtim, që do ta luajnë Mbretin në veprën e ardhshme të Baz Luhrmann, por burimet pranë projekit kanë bërë të ditur për TMZ se ai po bën përpjekje të fortë për t’u bashkuar në këtë list.
Thuhet se G-Eazy ka qenë në bisedime me njerëz në Warner Bros dhe kishte edhe disa takime, duke përfshirë edhe drejtorin, duke e bërë të qartë se ai po provon të futet në lojë.

Baz nuk ka zbuluar ende se kush do të luaj pjesën, ndër 5 emrat e mëdhenjë: Ansel Elgort, Miles Teller, Aaron Taylor-Johnson, Harry Styles dhe Austin Butler.