17:34 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Gabbiadini pranë rikthimit në Serie A

Sulmuesi i Southampoton, Manolo Gabbiadini mund të rikthehet në Serie A dhe pikërisht te ekipi që e bëri më tepër të njohur.

Për 27-vjeçarin ka shprehur interes Sampdoria, skuadër me të cilën Gabbiadini ka luajtur nga viti 2013 deri në 2015-ën përpara se të transferohej te Napoli. Klubi nga Genova kërkon që ta marrë sulmuesin në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Gabbiadini ka gjetur pak hapësira këtë sezon në Premier League ndaj dhe 27-vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar.

Ai u transferua te Southampton në janarin e vitit 2017 për 17 milionë euro.