Gabim amatoresk nga Gjermania, njoftoi një futbollist letonez për ndeshjet e nëntorit, u detyrua ta fshij postimin

Kombëtarja e Gjermanisë, të enjeten e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor, në Ligën e Kombeve.
Trajneri Julian Nagelsmann ka bërë publike listën me 23 futbollistë për ndeshjet kundër Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Hungarisë, shkruan IndeksOnline.
Por tifozët ishin shumë më të befasuar nga një emër tjetër i cili ishte përfshirë në listën fillestare të skuadrës i cili në fakt nuk është gjerman.
Grafiti i futbollistit të Letonisë, Dario Sits veshur me një këmishë të Gjermanisë së bashku me konfirmimin se ai ishte i ftuar për dy ndeshjet e nëntorit, ishte publikuar në faqen DFB-së.
Grafiku u hoq me shpejtësi nga faqja e internetit, me DFB që fajësoi një gabim teknik në bazën e të dhënave të tyre për gabimin.
Për këtë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Letonisë, duke ia kthyer me një mesazh humoristik në Twitter.
“Hej @DFB_Team, ne e vlerësojmë interesin tuaj, por fluturimi i Dario Sits tashmë është rezervuar për në Riga”.
Sits nuk ka luajtur kurrë për një klub gjerman, megjithëse luajti për skuadrën U21 të Letonisë kundër Gjermanisë./IndeksOnline/
