17:41 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / G T

Gabim në mbrojtjen e Burnleyt, Antony mposht Aro Muricin

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Burnleyt e vlefshme për javën e 35-të në Premier League.

Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Antony, shkruan Indeksonline

Antony shënoi një gol të bukur pas një gabimi në mbrojtjen e skuadrës mysafire.

Kujtojmë që në portën e Burnleyt është portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric./Indeksonline/