Gabim trashanik nga Fred, Iheanacho e ndëshkon Man United

Leicesteri ka kaluar në epërsi kundër Manchester United përmes Kelechi Iheanacho.
Sulmuesi nigerian shfrytëzoi një gabim trashanik të mesfushorit Fred dhe me lehtësi mposhti portierin Dean Henderson.
Kjo është ndeshja e fundit çerekfinale e Kupës FA.
Deri tani janë kualifikuar Southamptoni, Manchester City dhe Chelsea.
/Indeksonline/