17:07 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gabimet e zakonshme në takimin e parë

Të dalësh në takim me dikë që pëlqeni, është diçka e bukur, por edhe me përgjegjshmëri.

Mund të ndodhë që të dalë me sukses, por edhe jo. Ja disa arsye, pse kur dilni me dikë, nuk jep rezultatin që prisnit:

Hiqen si dikush tjetër

Për t’u dukur sa më perfekte, ju gaboni, duke u hequr si dikush që nuk jeni. Shprehni dëshira dhe mendime, të cilat nuk janë tuajat. Personi që po dilni, ka raste edhe e kupton, prandaj takimi ju dështon.

E teprojnë  me pamjen e jashtme

Fakti që po dilni në një takim, nuk do të thotë se po shkoni në dasëm. Nëse lyeheni, apo visheni në mënyrë të ekzagjeruar, nuk do lini përshtypjen që do donit te ai person, transmeton lapsi.al, përcjellë Klan Kosova. Sa më thjeshtë, aq më shumë sukses do keni.

Më shumë flasin sa dëgjojnë

Kujdes, duhet edhe ta dëgjoni tjetrin, sepse do tregojë shenjë respekti që keni për të. Nëse flisni vetëm,do e mërzisni dhe do tregoni se jeni egoistë dhe nuk ju intereson fare mendimi i tij.