14:57 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Gabimet më të zakonshme që bëni pas stërvitjes

Pas një seanca të lodhshme në palestër, vrapi apo stërvitje në natyrë, ju duhet të ruani përfitimet e djersitjes dhe djegies së kalorive.

Prandaj shmangini këto gabime që bëni thuajse të gjithë.

Nuk flini mjaftueshëm. Gjumi është periudha e pushimit të trupit dhe rindërtimit të tij. Kjo është koha që muskujt shërohen.

Nuk konsumoni mjaftueshëm proteina. Proteinat janë të rëndësishme për ndërtimin e masës muskulore dhe riparimin e saj. Mirëpo ato nuk duhen konsumuar vetëm pas stërvitjes, por gjatë gjithë ditës. Nëse merrni proteina mjaftueshëm gjatë ditës nuk është e domosdoshme që dhe ato t’i merrni patjetër edhe pas stërvitjes, pasi nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh. Sigurohuni që në ushqimin tuaj të përfshini sa më shumë proteina, karbohidrate të shëndetshme dhe yndyra omega 3.