17:01 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gabimet që bëhen në fitnes, e për të cilat gratë nuk janë në dijeni

Fitneset dikur kanë qenë të mbushura me meshkuj por tash po shohim një balancim të numrit pasi që femrat kanë filluar të frekuentojnë shumë këto hapësira.

Por mos eksperienca në fitnes i qon femrat deri tek disa gabime. Se cilat janë këto gabime ka treguar ish trajneria e futbollistit të famshëm, David Beckahm.

Në një intervistë të dhënë në Indepedent, trajneria Shona Vertue ka treguar tre gabimet që femrat bëjnë në fitnes, transmeton Indeksonline.

Gabimi i parë sipas saj është që femrat nuk ngrehin pesha pasi që është mirë për stresin. Po ashtu me shaka thotë se çanta e femrave është e rëndë prandaj duhet të kemi më shumë forcë.

Ndërsa gabimi i dytë është fokusimi në vetëm disa pjesë të trupit. Sipas Shona Vertue femrat duhet të fokusohen në zhvillimin e gjithë trupit jo vetëm në disa pjesë.

Marrja e këshillave nga persona të pakualifikuar është gabimi i tretë. Shona thotë se ky marrja e këshillave nga këta persona mund të ju dëmtojë në zhvillimin trupor dhe po ashtu do ju humbas kohë./Indeksonline/