07:52 / E Martë, 22 Gusht 2023 / AR

Gabimet që bëjmë të gjithë me boronicat

Një nga frutat më të konsumuara, plot shije dhe vlera ushqyese, nga antioksidantët tek hidratimi, të gjitha këto i bëjnë boronicat një super ushqim! Gjejnë përdorim perfekt në receta të ndryshme, nga petullat, bollguri tek smothiet, etj.

Megjithë përdorimin në masë, ka disa gabime që me gjasë i bëni edhe ju me boronicat. Nga teknikat e ruajtjes në frigorifer tek përfshirja në receta të ndryshme, ja si të maksimizoni mënyrat e përdorimit të boronicave. Por, më parë hiqni dorë nga këto gabime!

Mos i hidhni direkt në brumë

Ëmbëlsirat me boronica janë shumë të shijshme për thuajse gjithë familjen. Por, nëse boronicat hidhen direkt në brumë ato ka gjasë që të bien në fund të tavës dhe të shpërthejnë gjatë pjekjes duke e çuar dëm gjithë punën. Lyejini me disa lugë miell ose niseshte që vepron si një lloj ngjitësi, duke i penguar ato të fundosen teksa piqen.

I përdorni vetëm në receta të ëmbla

Ju me siguri keni ngrënë boronica në një gamë të gjerë ushqimesh dhe mëngjesesh të ëmbla, nga smoothie-t dhe akulloret deri te drithërat dhe ëmbëlsirat. Një sallatë e shëndetshme për zemrën e bërë me spinaq, arra, djathë feta, boronica dhe mund të jetë një superushqim për ju. Një mënyrë tjetër përdorimi mund të jetë si salcë, ku ju keni zier boronicat e freskëta dhe salcën e përftuar e keni shtuar mbi peshkun, pulën apo mishin e derrit.

Injoroni ngjyrën kur i blini në dyqan

Zgjedhja e boronicave është më e vështirë sesa zgjedhja e frutave të tjera në dyqan. Boronicat shpesh duken të njëjta, pavarësisht sa të pjekura janë. Mënyra më e mirë për të zgjedhur boronicat më të ëmbla dhe më të lëngshme është të zgjidhni sipas ngjyrës. Përveç një ngjyre blu të thellë, shikoni për një shkëlqim të bardhë argjendi. I quajtur “lulëzim”, kjo shtresë mbrojtëse tregon se manaferrat janë mbledhur në kulmin e pjekjes.

Larja vetëm me ujë

Boronicat janë të vogla dhe delikate, gjë që i bën ato shumë më të vështira për t’u larë sesa një mollë ose një shalqi. Boronicat mund të mbartin pesticide dhe baktere që nuk i duhen trupit, ndaj larja është thelbësore. Mënyra më e mirë për t’i pastruar është t’i vendosni në një lavaman me uthull. Uthulla vret bakteret dhe çdo gjë tjetër që mund të fshihet te frutat e freskëta.

Hedhja në brumë shumë herët

Shumica e recetave me boronica ju udhëzojnë t’i vendosni të fundit në brumë pasi të keni kombinuar përbërësit e tjerë. Një nga truket më të mira për t’i mbajtur ato larg nga fundi i tepsisë është t’i shtoni më vonë se sa sugjeron receta.

Nuk i bëni gati për frigorifer

Pasi t’i keni larë me uthull, do t’ju duhet një enë e duhur për t’i ruajtur ato. Nëse doni që boronicat të zgjasin me javë dhe jo ditë, duhet të zgjidhni një enë hermetike dhe t’i ndani në shtresa me letër kuzhine. Kështu, ju i mbani të freskëta dhe jo të ngrira.

Shmangni boronicat e ngrira

Boronicat e ngrira ruajnë shumë nga shija e tyre dhe mund të përfshihen lehtësisht në recetat e pjekjes. Studimet kanë treguar se ato mund të jenë edhe më të shëndetshme se boronicat e freskëta. Një ekip hulumtues nga Universiteti i Chester-it monitoroi humbjen e lëndëve ushqyese të produkteve në frigorifer dhe të ngrira (përfshirë boronicat) gjatë disa ditëve dhe zbuloi se ushqimet e ngrira ruanin më shumë lëndë ushqyese sesa ato në frigorifer.

Hedhja poshtë e boronicave shumë të pjekura

Ju mund të hidhni poshtë një kuti që qëndron në frigorifer për disa ditë dhe ka filluar të duket e zbehur dhe e butë. Ato mund të përdoren kudo në receta, për reçel, në shurupe, në smoothie, etj. Përdorimi është i gjithanshëm, ndaj mos i hidhni.

Nuk i përdorni kurrë boronicat e thara

Boronicat e thara nuk janë aq të përhapura sa frutat e tjera, si rrushi i thatë për shembull. Janë më të shtrenjta, por nëse i keni në dorë ose i gjeni në shitje, nuk duhet të hezitoni t’i shtoni në recetat e preferuara. Një nga përfitimet e përdorimit të boronicave të thara është se ato nuk e kalojnë ngjyrën në brumin tuaj ose nuk shpërthejnë gjatë procesit të pjekjes.

I vendosni në pjesën e pasme të frigoriferit

Boronicat janë fruta delikate dhe duhen trajtuar me kujdes në mënyrë që të zgjasin më shumë se dy ditë. Pasi t’i keni larë, tharë dhe vendosur në enën e duhur, duhet të gjeni një vend të sigurt për to në frigorifer. Vendi më i keq për t’i vendosur është në pjesën e pasme. Boronica duhet të ruhet në një pjesë të ajrosur mirë të frigoriferit, larg frutave të tjera dhe jo në një sirtar të mbyllur dhe pa ajër.