Gabimet që gratë i bëjnë me reçipetat
Sa shpesh duhet t’i lajmë reçipetat, a duhet të flemë me to, prej sa kohësh duhet t’i kemi reçipetat në garderobën tonë.
Këto e pyetje të tjera me siguri që ju kanë shkuar ndërmend por shumë prej jush mund të mos i dinë përgjigjet e sakta.
Në mënyrë që të ndaloni së besuari mitet e të pavërtetat lexoni më poshtë çfarë duhet të dini rreth reçipetave.
Të flesh me reçipeta nuk e ngre gjoksin lart.
Rënia e gjoksit fillon gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji dhe reçipetat përpara kësaj periudhe nuk ndikojnë fare.
Reçipetat mund të shkaktojë kancer gjiri.
Ky mit e ka zanafillën në vitin 1995, kur një ekip i antropologëve mjekësore
pretenduan se veshja e reçipetave shtrëngonin nyjet limfatike rreth gjinjve,
duke zënë toksina që shkaktojnë kancer në trup. Kjo nuk është e vërtetë dhe
është vërtetuar shkencërisht.
Mos i lani reçipetat në lavatriçe.
Larja e shpeshtë ndikon në prishjen e cilësisë së tyre kështu që zgjidhja e mesme që propozojnë specialistët është që të lahen pas 5-6 të veshurash ME DORË ! Me të ‘veshur’ e kemi fjalën kur nuk i hiqni nga trupi për gjithë ditën. Në rast se lëkura e trupit është e yndyrshme apo djersiteni shpejtë, edhe larja duhet të jetë më e shpeshtë.