09:03 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gabimet që nuk duhet të bëni në palestër, para dhe pas stërvitjes

Zhvillimi i aktiviteteve fizike është diçka pozitive për organizmin dhe mbi të gjitha për të pasur një fizik të mirë, një trup të palestruar për të rënë në sy tek të tjerët.

Sigurisht që ka një rregull të mirëpërcaktuar për zhvillimin e një seancë të mirë stërvitore, por që shpesh herë neglizhohen duke mos u konsideruar si shumë të rëndësishme.

Në palestër shumë shpesh bëhen gabime, që mund të kenë pasoja të pakëndshme për integrimin e sistemit tonë muskulo-skeletor.

Gabimet që bëhen më shpesh në palestër:

Nxehja e muskujve

Është ndoshta gabimi më i madh që bëhet në palestër. Kur arrini vonë, vetëm ndërroheni në shpejtësi dhe menjëherë ju futeni aparateve, duke mos e përgatitur trupin për aktivitetin që do të ketë më pas. Është e domosdoshme të bëhen të paktën disa minuta nxehje, e cila i përgatit muskujt dhe i vë në atë pozitë që mos të kenë tërheqje. Ekspertët këshillojnë të ecim apo të vrapojmë për 8-10 minuta, të kërcejmë 5-10 minuta me litar, ose të ngasim biçikletën statike për 10-12 minuta.

Zgjatimi i muskujve të fund të ushtrimeve

Pas ushtrimeve në palestër, muskujt mbushen me acid laktik, i cili shkakton dhimbje barku dhe është toksik për qelizat. Do të ishte e rëndësishme që të bëni gjithmonë zgjatje (stretching), për t’i liruar fibrat muskulore të toksinave. Nëse nuk keni kohë, atëherë ju mund ta bëni një dush të nxehtë, gjatë së cilit është mirë t’i bëni masazh muskujt, duke i ndihmuar kështu ata që të ngjishen.

Lëvizjet e kontrolluara

Duke bërë ushtrime fizike, kjo nuk do të thotë se do të jeni në formë. Nevojitet gjithmonë të jemi të kujdesshëm për atë që bëjmë dhe se si e bëjmë atë. Sigurisht, në rastet kur trajneri juaj nuk gjendet afër. Lëvizjet duhen kontrolluar gjithmonë, sepse duke gabuar, ekziston rreziku për ta pësuar ndonjë lëndim. Është e preferueshme ta keni përballë një mur të mbuluar me pasqyrë, për ta kontrolluar saktësinë e ushtrimit. Vendimtare janë pozicionet e shpatullave dhe shpinës, lëvizjet duhen të jenë simetrike, për t’i shmangur mbingarkesat e mesit apo të pjesëve të qafës, zona të shpinës që janë më të theksuara gjatë ushtrimeve.

Ndryshimi i ushtrimeve në mënyrë periodike

Mund t’ju ndodh shumë njerëzve të shkojnë në palestër sa për të mos qëndruar në shtëpi dhe duke i bërë ushtrimet e njëjta, duke i humbur kështu benefitet që na e ofrojnë ushtrimet. Palestra kërkon lëvizje, duke kërkuar gjithnjë diçka të re, ta fusim në funksion, madje çdo 20-30 ditë. Ekspertët këshillojnë të varioni me ushtrime, në mënyrën dhe kohën e duhur, për të bërë që ora e kaluar në mes peshave dhe makinave të mos bëhet një rutinë.

Intensitet i lartë i ushtrimeve

Shpesh dhe me dëshirë, dëshiron ta shtosh intensitetin e ushtrimeve, duke u munduar që t’i arrish rezultatet sa më shpejt. Është një mënyrë që nuk të bën mirë, pasi rrezikon që të përballesh me probleme muskulore. Ideale është që ushtrimet t’i bësh gradualisht, duke i dhënë mundësi trupit që të përshtatet me ato pesha. Nëse dëshironi ta bëni hapin e radhës me pesha, kërkoni këshilla nga ata që dinë më shumë se ju.