Gabimet që nuk duhet t’i bëni si prindër
Të qenit prindër është njëra ndër detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi të jetës. Shumica e prindërve të sotëm përpiqen më shumë seç duhet dhe nuk e kuptojnë që në këtë mënyrë nuk sjellin ndonjë të mirë për fëmijën e tyre. Gabimet që më së shpeshti bëhen si prindër janë: goditja dhe ndëshkimi, argumentet dekurajuese, përdorimi i tepërt i mjeteve elektronike, kontrolli i tepërt si dhe mos shprehja e dashurisë. Këto janë gabime të cilat e largojnë fëmijën tuaj nga ju, dhe nuk kanë ndikim të mirë në formimin e karakterit të tyre. |