75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / C E

Gabimi katastrofal i Muriqit, i shkakton humbje Gironës

Si çdo fundjavë, edhe këtë herër, futbollistët shqiptarë që u aktivizuan në Evropë, ishin të shumtë.

Në Francë, Arbër Zeneli dhuroi asist për skuadrën e tij Reims, që ndali në transfertë 2-2 ekipin e Rennes, që kryesonte kampionatin Ligue 1.

Në Spanjë, një ndeshje jo e mirë për gardianin e Kosovës, Arijanet Muriqin.

Ky i fundit bëri një gafë të pafalshme në sfidën ndaj Fuenlabradas.

Muriqi ishte fajtor për humbjen e skuadrës së tij Girona me rezultatin 1-0, duke i dhuruar golin ekipit kundërshtar.