15:39 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020

Gabimi me bombolat e oksigjenit/ Mjekët: Kurimi nuk duhet të bëhet në shtëpi, por në spital

Përherë e më shume po vihet re një tendencë te pacientët e prekur me Sars Cov 2 për të marrë antibiotikë e madje bombola oksigjeni, pa miratimin e mjekut të familjes.

Mjeku i familjes nuk e rekomandon përdorimin e bombolave të oksigjenit në shtëpi, sepse edhe vetë stadet që mjeku i familjes ndjek, i pari dhe i dyti, pacienti nuk ka nevojë për bombol oksigjeni.

Në momentin kur pacienti ka nevojë për bombol oksigjeni ka vështirësi në frymëmarrje ose ka frekuencë respiratore mbi 30 në minutë dhe ulje të saturimit poshtë 92-shit, atëherë mjeku familjes e drejton pacientin drejt strukturave të hospitalizuara. Flet me mjekun e 127-ës dhe e transportojnë pacientin në spital.

Ka pacientë që e kërkojnë këtë shërbim në shtëpi, ju drejtohen disa strukturave private që japin bombola oksigjeni me qira. Ky është informacion që ka mjeku familjes dhe që nuk e miratojnë në asnjë mënyrë. Kjo pasi monitorimi i oksigjenit, sasia që merr pacienti nuk vlerësohet nga një familjar apo individ që shet apo lëshon me qira bombola oksigjeni.

Stadi i tretë dhe i katërt që duan oksigjen nuk menaxhohet në shtëpi, por në spital.