75 Mall Live Search
22:17 / E Diele, 28 Gusht 2022 / LB

Gabimi më i madh që është bërë në vend është në politikat e energjise, thotë Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka shkruar në Facebook se Kosova ka bërë gabim të madh që nuk i ka ndërtuar termocentralet e planifikuara.

Sipas tij, nëse ato do të ndërtoheshin “Kosova do të ishte sot fuqi energjetike”.

“Do te ishte një vend me ekonomi stabile, me çmime shumë më të lira, dhe vend joshës për investime të huaja”, ka shtuar ai.

Postimi:

Gabimi me i madh qe eshte bere ne vendin tone eshte ne politikat e energjise. Po t’i kishim ndertuar termocentralet e planifikuara, sot Kosova do te ishte fuqi energjetike, dhe do te ishte nje vend me ekonomi stabile, me cmime shume me te lira, dhe vend joshes per investime te huaja. Sot, e kemi situaten krejte te kundert, me pasoja qe veshtire mund te parashikohen. Ne boten moderne, siguria energjetike eshte e rendesise ne mos me te madhe, se sa te asaj te posedimit te nje ushtrie te fuqishme. Tani jemi ne nje situate, me te cilen do te ballafaqohemi, si thojne ne Gjakove “duke pa duke be”!