Gaboi ndaj Arsenalit, Emery i nervozuar me Martinezin

Aston Villa ishte duke marrë një pikë shumë të rëndësishme ndaj Arsenal teksa ndeshja ishte “mbërthyer” në rezultatin 2-2. Por, në minutën e 93-të një goditje e Jorginhos pasi u përplas në traversë u devijua më pas në mënyrë të pavullnetshme nga ana e portierit Emiliano Martinez dhe kështu përfundoi në rrjetë.
Në këtë formë, skuadra e drejtuar nga trajneri Unai Emery u hodh e gjitha në sulm për të barazuar shifrat teksa në një goditje këndore u afrua edhe portieri Martinez. Por, Arsenal kapi në kundërsulm vendasit me Martinellin që shënoi edhe golin e katërt duke shuar çdo shpresë të Aston Villa-s.
Në intervistën pas sfidës, trajneri Emery u shfaq shumë i zhgënjyer me portierin e tij që braktisi portën për të ndihmuar sulmin me spanjollin që u shpreh se Martinez nuk u tregua aspak i zgjuar.