Gabon Interi, mposhtet nga Bologna

Skuadra e Interit ka bërë një gabim të madh në Serie A, duke mbetur plot 18 pikë prapa Napolit në luftën për titullin kampion.
Zikaltërit kanë pësuar humbje si mysafire e Bolognas, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ricardo Orsolini në minutën e 76-të.
Interi pavarësisht humbjes, mbetet në vendin e dytë në tabel me 47 pikë, ndërsa Bologna ngjitet në pozitën e shtatë me 35 pikë./IndeksOnline/