75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / Gj Sh

Gabon Napoli, barazon me Veronan

Napoli ka bërë një gabim në garën për titull.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj Veronas, para tifozëve vendas në stadiumin ”Diego Armando Maradona”, shkruan IndeksOnline.

Në fakt Verona nisi shumë mirë ndeshjen, duke shkuar në pushim me dy gola epërsi.

Martin Frese në minutën e 16-të, e pastaj Gift Orban, u tregua i sakt nga pika e bardhë, në minutën e 27-të, i dhanë komoditet skuadrës mysafire.

Në pjesën e dytë, Napoli u zgjua nga gjumi dhe arritit ta barazonte rezultatin.

Scott McTominay ngushtoi rezultatin në minutën e 54-të, dersisa Giovani Di Lorenzo shënoi golin e barazimit, në minutën e 82-të.

Me këtë barazim Napoli ka mbetur prapa Interit në luftën për kreun e tabelës, duke shkuar në 38 pikë, një më pak se zikaltërit.

Në anën tjetër, Verona renditet në vendin e 18-të, me 13 pikë./IndeksOnline/