75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / mp

Gabriel Di Bella: Tërheqja e trustit vendim i keq

Përfaqësuesi i Misionit të Fondit Monetarë Ndërkombëtar (FMN), Gabriel Di Bella ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti do të ishte një vendim i keq. Këto deklarata ai i ka bërë sot gjatë prezantimit që kishte para studentëve të Universitetit të Prishtinës.

“T’i marrësh kursimet pensionale që janë menduar t”i marrësh në moshën e shtyrë, është vendim i keq”, tha Di Bella. Ndërsa për të gjeturat dhe vlerësimin e Misionit të FMN-së për Kosovën, do të flasë në konferencë për media të premten.

Ndryshe Misioni i FMN-së, ka ditë që është duke qëndruar në Kosovë, ku po zhvillon takime me zyrtarë të institucioneve të Kosovës.