”Gabriel Jesus dëshiron të bashkohet me Arsenalin”

Ish sulmuesi i Arsenalit, Kevin Campbell, ka thënë se sulmuesi brazilian Gabriel Jesus dëshiron të bashkohet me Arsenalin.
Ai ka treguer edhe tre arsye se përse Jesus dëshiron të luaj për Gunnersat.
Arsyeja e parë është se braziliani e njeh mirë menaxherin e arsenalit, e dyta se e njeh sistemin dhe e treta dhe kryesorja është se dëshiron të jetë njeriu kryesor në skuadër.
Sulmuesi brazilian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester Cityn dhe tani pritet të largohet pas ardhjes së Erling Haaland.
Për 25 vjeçarin janë të interesuar edhe skuadrat si Chelsea, Tottenham dhe Real Madrid.
Skuadra e Manchester City ka kërkuar 50 milionë funte për brazilianin për ti hapur rrugë marrëveshjes personale me futbollisitin, raporton Dailymail, transmeton Indeksonline.
Jesus ka edhe një vitë kontratë me skuadrën e Manchester Cityt./Indeksonline/