Gabriel Jesus futet në listën e Arsenalit, mund të luajë ndaj Club Brugges në Ligën e Kampionëve
Gabriel Jesus rikthehet në dispozicion për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Kjo pasi që i riu Max Dowman ka pësuar një lëndim gjatë një ndeshje për grupmoshat U-21, ku do të mungojë deri në shkurt.
Rikthimi i Jesus padyshim do të jetë një ndihmesë shtesë për “Topçinjtë”, pas lëndimeve të shumta që ka kjo skuadër.
Po ashtu edhe Jesus ishte jashtë fushave që nga sezoni i kaluar, ku u lëndua gjatë ndeshjes së “FA Cup” kundër Manchester Unitedit në janar të këtij viti.
Arsenali kujtojmë se do të përballet ndaj Club Brugges, nesër në orën 21:00./IndeksOnline/

