75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Jesusi, i pakënaqur me Man. Cityn, ja arsyeja

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, ka thënë se dëshiron të luajë më shumë.

Jesusi nuk po mund të luajë në formacionin e parë, pasi Sergio Aguero është i pazëvendësueshëm, transmeton Indeksonline.

Ai tha se është duke pritur për shansin e tij dhe është shumë vështirë për të që të “luftojë” me Agueron për një vend në skuadër.

“Duhet të pres. Kam qenë këtu për tre vjet dhe ky është sezoni im i katërt, andaj dua të luaj më shumë. Është shumë vështirë të “luftosh” me Agueron për një vend në skuadër, është legjenda me e madhe në klub. E kuptoj vendimin e Guardioles dhe e respektoj Sergion, është duke bërë historinë. Sezoni i kaluar ishte i vështirë. Nuk kam luajtur në disa ndeshje të rëndësishme. Me kujtohet ndeshja ndaj Tottenahmit, ishte i nervozuar që nuk luajta, sigurisht që u eliminuam. Është vështirë kur humb shansin për të luajtur në ndeshje të rëndësishme, isha i zhgënjyer në fund të sezonit”, deklaroi ai./Indeksonline/