Gabriel Jesus ia thyen “paswordin” Van Dijkut
Sezonin e kaluar Virgil Van Dijk ka qenë një problem i pazgjidhshëm për kundërshtarët.
Mbrojtësi holandez ka qenë i pa kalueshëm për 65 ndeshje me radhë.
Por në ndeshjen e Community Shield kundër Manchester Cityt kjo statistikë duhet të filloj numërimin nga e para.
Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus me një lëvizje të mençur e ka kaluar mbrojtësin më të mirë të sezonit të kaluar.
Për herë të fundit Van Dijk ishte kaluar në mars të vitit 2018 nga Mikel Merino i Newcastle. /IndeksOnline/