Gabriel Jesus kryen me sukses operacionin, fillon rikuperimin

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Gabriel Jesus e ka kryer me sukses operacionin në gjurin e tij.
Jesus u lëndua gjatë një ndeshje me Arsenalin javë më parë, shkruan Indeksonline
Lojtari brazilian sot kreu me sukses operacionin dhe tashmë ka filluar rikuperimin për t’u rikthyer në fushat e gjelbra.
Sigurisht që do jetë një rrugë e gjatë e sulmuesit “topçinj” pasi lëndimi i ACL-së merr kohë për t’u shëruar.
27-vjeçari ishte duke kaluar kohë të mirë me Arsenalin gjatë këtij sezoni. Në 27 ndeshje në të gjitha garat, kishte shënuar shtatë gola dhe kishte bërë dy asiste./Indeksonline/
Gabriel Jesus had his ACL surgery. Speedy recovery to him. 🙏❤️ pic.twitter.com/MBxLUWlUaT
— EuroFoot (@eurofootcom) January 23, 2025