12:40 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / C E

Gabriel Jesus: Punoj çdo ditë për tu bërë si Ronaldo

Gabriel Jesus ka zbuluar se po përdor talentin e jashtëzakonshëm të legjendës braziliane, Ronaldo Nazario, si motivues të karrierës.

Sulmuesi i Manchester City e udhëhoqi skuadrën e tij drejt timit dhe kualifikimit ndaj Real Madridit, në 1/8 nale të Champions-it.

Ne mundëm një ekip të nivelit të lartë, klubi më i mirë në këtë kompeticion, kështu që gëzimi është maksimal”, tha Jesus për “BT Sport”.

Jemi njerëz dhe mund të bëjmë gabime, kështu që besojmë gjithmonë në presionin ndaj kundërshtarit. Të  “shtyp” lart, sa më shumë, është një nga detyrat dhe fuqitë e mia. Isha i lumtur që shënova”.

Punoj përditë për të qenë një sulmues i shkëlqyeshëm. Dua të bëhem si Ronaldo. Cilësitë e tij ishin të ndryshme nga të miat, por më duhet të punoj për të qenë një sulmues i shkëlqyeshëm. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të qëndrojmë të fortë për ndeshjen tjetër”.