75 Mall Live Search
08:59 / E Diele, 17 Korrik 2022 / Gj. Sh

Gabrier Jesus shënon përsëri për Arsenalin (Video)

Skuadra e Arsenalit ka arritur edhe një fitore tjetër në një ndeshje miqësore parasezonale.

’’Topçinjët’’ fituan me rezultat 2-0 ndaj skuadrës së Evertonit, shkruan Indeksonline.

Golat për skuadrën e udhëhequr nga Mikel Arteta i shënuan Gabriel Jesus në minutën e 33-të dhe Bukayo Sako në minutën e 36-të

Në këto ndeshje parasezonale duket se skuadra e Arsenalit e ka zgjedhur problemin me sulmin, pasi transferi i ri Gabriel Jesus ka shënuar tre gola në dy ndeshje të luajtura.

Në këtë ndeshje për Arsenalin luajti edhe kosovari Granit Xhaka./Indeksonline/

Ky është goli i Gabriel Jesus: