Gadime: Policia largon familjet nga shtëpitë për shkak të rrezikut të mundshëm

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për një mosmarrëveshje në mes dy familjeve në Gadime të komunës së Lipjanit ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
IndeksOnline mëson se njësitet policore që gjenden në vendin e ngjarjes kanë larguar familjet nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të mundshëm.
Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
“Aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, thanë nga Polici./IndeksOnline/