11:05 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gafa e televizionit, ngatërron lojtartin e Atleticos me “kokën” rrjetit të drogës

Kanali portugez CMTV ka shkaktuar rrëmuje dhe konfuzion pas transmetimit të një lajmi.

Ata publikuan lajmin se policia kishte arrestuar një ish-futbollist me emrin “Koke” për trafik droge.

Problemi është që e shoqëruan kronikën më foto e lojtarit të Atletico Madrid, Koke Resurreccion.

“Koke është drejtuesi i një rrjeti kriminal,”-u tha në lajm.

Në videon që zgjati më shumë se një minutë lajmi u shoqërua me foton e futbollistit të gabuar.

Në fakt bëhej fjalë për ish-futbollistin spanjoll Sergio Contrera, i cili luajti për Marseille.

Ai u arrestua me dyshimin se drejton një rrjet droge, pasi policia bëri një sërë bastisjesh në jug të Spanjës.

Spanish Sergio Contreras Pardo of Aris Thessaloniki participates at the Vikelidis stadium on October 25, 2009. AFP PHOTO /Sakis Mitrolidis (Photo by SAKIS MITROLIDIS / AFP)

36-vjeçari u arrestua të martën në qytetin bregdetar të Estepona.

Rreth 20 persona ranë në prangat e policisë. Ata zotëronin rreth 1 ton hashash, tha policia duke shtuar se operacioni është ende në vazhdim.

Një burim nga policia tha se Contreras ishte në krye të bandës së drogës.