75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 03 Korrik 2023 / A. M.

Gagliardini largohet nga Interi

Roberto Gagliardini ka konfirmuar se është larguar nga Interi.

Mesfushori largohet nga Interi pas më shumë se gjashtë vitesh me Nerazzurrët, atij i është lejuar që ta shkëputë kontratën.

Ai ka postuar në rrjetet sociale: “Lamtumirë Inter! Faleminderit për këto vite së bashku… të mrekullueshme, intensive: një privilegj të jesh pjesë e kësaj familjeje! Faleminderit që më ndihmove të rritem brenda dhe jashtë fushës. Faleminderit të gjithëve për këtë udhëtim të pabesueshëm!!! FALEMINDERIT INTER.”

Mesfushori pritet që t’i bashkohet Monzas. /IndeksOnline/