Gakpo zbulon bisedën me van Dijk para transferimit në Liverpool

Të mërkurën në mbrëmje, sulmuesi Cody Gakpo u zyrtarizua si përforcimi më i ri i Liverpool.
Holandezi u transferua nga PSV për 42 milionë euro, derisa gazetari Fabrizio Romano tregon bisedën që ai kishte pasur me mbrojtësin Virgil van Dijk.
“Van Dijk më telefonoi në kohën kur po zhvilloheshin negociatat. Më tha se Liverpool është shumë klub i madh. Virgil më tha vetëm gjëra të mira për Liverpool, ai dëshironte që t’i bashkohesha klubit.”, tha Gakpo.
23 vjeçari në të gjitha garat këtë sezon ka regjistruar 23 ndeshje me PSV, duke shënuar 13-të gola dhe 17-të asistime. Ai tregoi formë të lartë edhe me Holandën në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ku shënoi 3 gola.