Gal Gadot dhe Gerard Butler nuk do të jenë në Festivalin e Filmit në Venecia

Gal Gadot dhe Gerard Butler nuk do të marrin pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia. Protagonistët e filmit “In the Hand of Dante”, nuk do t’i bashkohet kastit dhe regjisorit Julian Schnabel në Lido. Mungesa e tyre ishte planifikuar para letrës së Venice4Palestine që kërkoi anulimin e ftesave të dy aktorëve për shkak të mbështetjes së tyre të hapur ndaj qeverisë izraelite.
Megjithatë, lajmi i mungesës së tyre përkon me letrën e firmosur nga 1500 figura të kinemasë që i kërkuan Bienales së Venecias të mbante një qëndrim lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme.
Disa ditë më parë, Gadot foli për dështimin e filmit “Snow White” ku ajo luan Mbretëreshën e ligë. Sipas saj, fitimet e pakta të filmit erdhën për shkak të presionit politik në industrinë e Hollywood.
“Në industri të ndryshme, përfshirë Hollywood, ka presion mbi të famshmit për të folur kundër Izraelit. Dhe ndodhi. U zhgënjeva që filmi u cenua nga kjo dhe nuk rezultoi mirë në arkën e fitimeve. Por kështu shkon: ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet.”
Filmi i Julian Schnabel do të shfaqet premierë më 3 shtator në festival, në të njëjtën ditë me “The Voice of Hind Rajab”, nga regjisori Kaouther Ben Hania që rrëfen historinë e një 5-vjeçareje palestineze që më 29 janar 2024 ngec nën një makinë nga sulmet izraelite në Gaza dhe të afërmit e mjekët e urgjencës përpiqen ta shpëtojnë. Makina mbetet e ngecur për orë të tëra, gjatë të cilave Hind kontaktonte me operatorët e Hënës së Kuqe, duke kërkuar ndihmë.
Filmi zhvillohet në një vend dhe përqendrohet te heshtja, tensioni dhe ankthi duke përdorur zërin e Hind si kolonë zanore.
Më 30 gusht do të mbahet një demonstratë “Ndaloni gjenocidin – lironi Palestinën” në Lido, me një marshim në orën 17:00 që synon të tërheqë vëmendjen e festivalit te kauza./tvklan.al