75 Mall Live Search
23:04 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Gj Sh

”Galaktikët” fitojnë ndaj Olympiacosit pas një spektakël golash, Mbappe shkëlqen me poker

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Olympiacosit, në një ndeshje spektakolare me gola.

”Galaktikët” fituan me rezultat 3-4, me Kylian Mbappe i cili pati një nat të paharrueshme, duke kompletuar poker, shkruan IndeksOnline.

Skuadra greke e nisi furishëm takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e 8-të me Chiquinhon.

Por reagimi i “Los Blancos” ishte i menjëhershëm, me Mbappe i cili barazoi në minutën e 22-të, dhe vetëm dy minuta më vonë e përmbysi ndeshjen me golin e dytë personal.

Sulmuesi francez nuk u ndal me kaq. Në minutën e 29-të e kompletoi hat-trickun, duke e çuar rezultatin në 1-3.

Pjesa e dytë solli sërish dramë. Olympiacosi ngushtoi diferencën me Taremin në minutën e 52-të, ndërsa Mbappé u rikthye përsëri në skenë në minutën e 60-të, duke shënuar golin e katërt personal, një performancë e jashtëzakonshme nga superylli francez.

Grekët nuk u dorëzuan, dhe El Kaabi shënoi në minutën e 81-të për 3-4, duke rikthyer tensionin në ndeshje deri në fund. Megjithatë, Real Madridi e menaxhoi rezultatin dhe doli me tre pikë të arta.

Me këtë fitore Reali tashmë ka 12 pikë në Champions,, pas pesë ndeshjeve, derisa Olympiacos mbetet me 2 pikë./IndeksOnline/