”Galaktikët” reagojnë pas vdekjes së tifozit të vogël francez

Lajmi për vdekjen e një vogëlushi me emrin Lorenzo, i cili ishte tifoz i zjarrtë i madrilenëve, ka bërë që klubi i Realit të reagojë me një njoftim zyrtar.
Klubi i ”mbretërve” i kanë shprehur ngushëllime, familjes së vogëlushit, shkruan IndeksOnline.
“Real Madrid C. F., presidenti dhe Bordi Drejtues dëshirojnë t’i shprehin ngushëllimet e tyre familjes, miqve dhe të dashurve të Lorenzos, i cili së fundmi vizitoi Bernabéun për të përmbushur ëndrrën e tij të jetës: takimin me Kylian Mbappé dhe lojtarët e Real Madridit. Ne do ta kujtojmë ‘Le petit Lorenzo’ me shumë dashuri dhe kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. U prehtë në paqe”, thuhej në komunikatën zyrtare të Los Blancos.