75 Mall Live Search
08:41 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / G T

Galatasaray bën pazar të mirë, blen yllin e Wolves për 3 milionë euro

Skuadra e Superligës së Turqisë, Galatasaray ka bërë një transferim në ditën e fundit të merkatos dimërore.

Klubi turk ka blerë mesfushorin defansiv Mario Lemina nga Wolvesi, shkruan Indeksonline

31-vjeçari i bashkohet Galatasarayt, kurse kjo e fundit ka zbuluar edhe shifrën e transferimit.

Image

Në fillim, Galata do e paguajë këstin e parë që është 1.2 milionë euro dhe më pas në fund të sezonit e paguan shifrën prej 2.5 milionë euro, pra totali veç 3 milionë euro.

Lemina zhvilloi 77 paraqitje me ekipin nga Premier League dhe ishte kapiten i skuadrës për disa ndeshje.

Te Wolves ishte transferuar gjatë vitit 2023 nga skuadra e Ligue 1, Nice./Indeksonline/