75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 29 Gusht 2023 / kutia

Galatasaray dhe Braga sigurojnë fazën e grupeve të Champions, kalon dhe Young Boys

Galatasaray ka siguruar një vend në fazën e grupeve të Champions League pas barazimit 1-1 me Molden.

Kampionët e Turqisë kishin fituar 2-3 ndeshjen e parë në Norvegji.

Një vend në fazën e grupeve siguroi dhe Braga e cila mposhti 0-1 në Athinë Panathinaikos, ndërsa kishin fituar edhe në ndeshjen e parë 2-1 në Portugali.

Edhe Young Boys do të marrë pjesë në Champions, pasi mposhti 3-0 në shtëpi M. Haifa ndërsa në ndeshjen e parë kishin barazuar pa gola.