Galatasaray fiton duelin e shqiptarëve, Çekiçi me supergol (VIDEO)

Galatasaray ka fituar me rezultat 2-1 kundër skuadrës Konyaspor.
Kjo ndeshje është cilësuar si dueli i shqiptarëve pasi Milot Rashica është pjesë e Galatasarayit, ndërsa te Konyaspori luajnë Zymer Bytyqi dhe futbollisti shqiptar Endri Çekiç, shkruan IndeksOnline.
Rashica nuk u inkuadrua fare në këtë ndeshje ndërsa Bytyqi e Çekiçi ishin nga minuta e parë ku ky i fundit shënoi edhe golin e nderit për Konyasporin me një gjuajtje të bukur nga një largësi afër 30 metra.
Sergio Oliveira kaloi Galatasarayin në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa Çekiçi barazoi rezultatin në minutën e 15-të.
Galatasarayi fitoi këtë ndeshje falë autogolit të Francisco Calvo në minutën e 82-të.
Pas kësaj fitore Galatasaray ka marrë kreun e tabeles në Superligën e Turqisë me 16 pikë duke e lënë Konyasporin në pozitën e dytë me 14 pikë./IndeksOnline/