Galatasaray i vihet pas yllit të Interit

Galatasaray do të intensitifikojë tentimet për të nënshkruar me Hakan Çalhanoglun në ditët në vijim, me një takim të drejtpërdrejtë me agjentin e tij në Stamboll, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Marrëveshja varet nga kërkesat e Interit, edhe pse ende nuk ka një ofertë zyrtare.
Sidoqoftë, kampioni në fuqi i Turqisë i ka rritur ambiciet e veta tash edhe pas transferimit të Leroy Sanes.
Çalhanoglu, këtë sezon ka bërë 47 paraqitje ku i cili ka shënuar 11 gola dhe 8 asistime.