20:48 / E Diele, 26 Maj 2024 / G T

Galatasaray kampion, në Prizren fillon festa e “çmendur”

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore në javën e fundit të Superligës së Turqisë me rezultatin 3:1 ndaj Konyasporit.

Me këtë fitore, Galata feston titullin kampion për sezonin 2023/24, shkruan Indeksonline

Nuk po festohet vetëm rrugëve të Stambollit, por edhe në Kosovë. Në qytetin e Prizrenit shumë tifozë kanë bllokuar rrugët dhe po festojnë titullin e klubit të tyre të zemrës.

Kujtojmë që në Prizren ka shumë tifozë të skuadrave turke, në veçanti të Galatasarayt.

Galata e mbylli sezonin me rekord pikësh, plotë 102 në 38 ndeshje, tri më shumë se pozita e dytë, Fenerbahce (99)./Indeksonline/